12.5 C
Tirana

Disa mënyra popullore, si mund të biem në peshë pa probleme

VENDI

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për rënien në peshë.

 

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa mënyra për tu dobësuar. Ai është ndalur konkretisht te ato më të thjeshtat, të cilat mund të rekomandohen dhe zbatohen nga kushdo.

 

“Ka shumë rëndësi që ne të përdorim lëngje frutash, çajra dhe kombinime të tyre për të humbur në peshë. Fillojmë me uthullën e mollës së egër, e cila është një gjë shumë e rëndësishme që nuk na jep efekte anësore dhe përsa i përket uthullës së mollës së egër ne mund ta konsumojmë atë në ndonjë sallatë, por mund ta konsumojnë edhe thjeshtë duke e pirë. Ose për ata që kanë probleme me stomak, mund ta tresim në gjysmë litri ujë dhe ta pimë si ujë, është jashtëzakonisht i mirë, sepse ndikon për luftimin e kolesterolit.

 

Një kurë mjaft e mirë dhe resultative është selinoja bashkë me xhinxher, po t’i shtojmë edhe pak lëngë limoni është një gjë shumë e mirë dhe kjo gjë duhet marrë në mëngjes. Kjo duhet marrë gjysmë ore përpara buke.

 

Mund ta përsërisim edhe në darkë, por mirë është që të mos abuzojmë, pasi krijojnë ambient tepër acid në stomak, nga njëra anë na humbin peshën, por na krijojnë çrregullime të tjera. Nga ana tjetër, çfarëdo lloj çaji që përdorim po t’i shtojmë pak xhinxher ndikojnë në uljen e peshës. Kur pijmë një çaj kamomili, një çaj mali ose një çaj lule blini dhe në të shtojmë pak xhinxher është një gjë shumë e mirë. Një gjë tjetër që ne mund ta përdorim është edhe qitro.

 

Ne e presim në mes, jo sipas thelave, e marrim gjysmën e saj dhe hedhim pak mjaltë sipër dhe e hamë me lugë. Ngrënia e një/dy qitrove në ditë na ndihmojnë shumë për humbjen në peshë”, u shpreh Gjeta.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT