11.5 C
Tirana

Dieta 3 ditore e emergjencës, ja si të shfryheni nga kilogramët e tepërt që keni marrë në karantinë

VENDI

Dieta me patate dhe kos është një dietë e thjeshtë, e cila garanton rënien në peshë, por gjithsesi siguron vetëm sasinë minimale të lëndëve ushqyese. Kjo për shkak se gjatë tri ditëve ushqimi përbëhet vetëm nga patatet e ziera (pa kripë dhe vaj) dhe kosi pa yndyrë. Pikërisht për këtë fakt, kjo dietë zgjat vetëm tri ditë.

Sasia minimale e lëndëve ushqyese kompensohet pas tri ditëve, duke marrë ushqime me vlera të larta ushqyese, por me pak kalori, si frutat, perimet, mishi i bardhë dhe peshku.
Gjatë kësaj diete ndalohet konsumimi i ëmbëlsirave dhe pijeve të gazuara.

 

Dita e parë
Mëngjesi: 1 patate e zier e shoqëruar me një 1 gotë kos
Dreka: 2 patate të ziera të shoqëruara me një 1 gotë kos
Darka: 2 gota kos

 

Dita e dytë
Mëngjesi: 1 gotë kos
Dreka: : 2 patate të ziera të shoqëruara me një 1 gotë kos
Darka: 1 patate e zier e shoqëruar me një 1 gotë kos

 

Dita e tretë
Mëngjesi: 1 patate e zier
Dreka: 1 patate e zier e shoqëruar me një 1 gotë kos
Darka: 1 gotë kos
Dieta me patate dhe kos mund të përsëritet sërish jo më parë se 20 ditë pas aplikimit të dietës paraardhëse.

- Advertisement -

TE FUNDIT