18 C
Tirana

Detaji në foto tradhëton aktoren e njohur me futbollistin e kombëtares.

VENDI

Pak ditë më parë u fol në media për një lidhje romantike të aktores Anna Lika. Burimet thanë se partneri i saj është Amir Rrahmani futbollisti shqiptar 26 vjeçar që luan për ekipin Kombëtar të Kosovës dhe për Veronën e Italisë.

Lidhja u konfirmua pasi në rrjetet e tyre sociale ata publikonin foto ku shfaqeshin në të njëjtin vend dhe të fundit e kishin nga Franca. Përsëri nga fotot është vënë re një detaj tjetër i cili i nxjerr zbuluar.

5 ditë më parë aktorja simpatike ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me bluzë të bardhë të firmës Balmain dhe po të njëjtën ka veshur edhe futbollisti i njohur.

Pak më parë Rrahmani ka publikuar një foto ku mban të veshur të njëjtën bluzë dhe kaq mjafton për të vërtetuar lajmin e pak ditëve më parë. Dyshja nuk ka ende foto të përbashkëta në rrjetet sociale ndoshta sepse nuk dëshiron që lidhja të bëhet publike.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT