31.5 C
Tirana

Detaje të reja/ Vrasja e ish-policit, zbulohet mënyra se si autori u afrua dhe ekzekutoi çiftin

VENDI

Detaje të reja janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur tri ditë më parë në Shkodër, ku mbetën të vrarë çifti i bashkëshortëve Boran Bërcama dhe Silvana Ndoci.

Nga hetimet e deritanishme dhe nga studimi i pamjeve të kamerave të sigurisë në rrugë, mësohet se autori i ka pritur viktimat për afro 1 orë deri sa ata janë shfaqur poshtë pallatit ku jetonin në orën 1.15 të mëngjesit.

Në këtë moment, ndërsa çifti po parkonte makinën, autori është afruar dhe ka futur dorën brenda xhamit të hapur të makinës, duke qëlluar 27 herë në drejtim të bashkëshortëve.

Nga këto 21 plumba i ka marrë shtetasi Boran Bërcama, i cili me sa duket ishte edhe objektivi kryesor i atentatit.

Boran Bërcama thuhet se ka bërë një tentativë për të lëvizur makinën në drejtim të tunelit të makinës, por edhe pse ka lëvizur disa metra nuk i ka shpëtuar plumbave, pasi autori e ka ndjekur me hapa makinën duke vazhduar të qëllojë me armën brenda xhamit të hapur.

Fakt është se fëmija i çiftit që në këtë moment ka qenë në gjumë, nuk ka pësuar lëndime.

Ka qenë të qarat e tij në orët e para të mëngjesit që kanë alarmuar banorët dhe kanë vënë në dijeni policinë për ngjarjen e rëndë.

- Advertisement -

TE FUNDIT