9.5 C
Tirana

Dermatologët: Kjo është pjesa më e pistë e trupit. Ja si ta pastroni dhe ta mbroni nga infeksionet

VENDI

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është higjiena personale për shëndetin. Duhet të kujdesemi shumë që të heqim qafe të gjitha bakteret që marrim dhe jemi në kontakt me të çdo ditë. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është dushi, Por, pavarësisht kësaj, kjo pjesë e trupin nuk pastrohet siç duhet.

 

Për më tepër, shumë prej jush mund të mos e dinë se cila pjesë e trupi është më e pistë edhe pas dushit.

 

Kërthiza
Sipas dermatologëve, një nga pjesët më të ndotura të trupit është kërthiza. Kjo sepse shumica prej nesh harrojmë ta pastrojmë siç duhet. Kjo pjesë trupi përmban shumë mikrobe dhe baktere. Për shkak të formës së saj, ajo është shumë e ndjeshme ndaj grumbullimit të qelizave të vdekura të lëkurës, djersës, fibrave të rrobave etj. Pra, është një vend i përkryer për zhvillimin e mikroorganizmave.

 

Mund të shkaktojë përveçse aromë të pakëndshme edhe probleme shëndetësore si dhe infeksione. Sipas studiuesve, kërthiza mund të mbledhë rreth 67 lloje bakteresh. Ndaj, në artikullin e mëposhtëm do t’ju njohim me 2 mënyra se si ta pastroni atë nga papastërtitë dhe bakteret.

 

Ujë i kripur
Për këtë ju duhet 1 lugë çaji kripë dhe 1 gotë ujë i ngrohtë. Trazojini mirë derisa kripa të tretet. Përdorni një copë pambuku dhe zhyteni në ujë. Fshini me të kërthizën dhe zonën rreth saj.

 

Përdoni alkool
Një mënyrë tjetër është përdorimi i alkoolit. Lagni një copë pambuk me pak alkool dhe pastroni me të kërthizën. Përsëriteni derisa kërthiza të jetë pastruar plotësisht. Më pas shpëlajeni me ujë dhe thajeni me një peshqir. Koha më e mirë për ta bërë këtë është pas dushit.

- Advertisement -

TE FUNDIT