22.5 C
Tirana

Deputeti shqiptar nuk përmbahet në Parlament, shan kundërshtarët: Ju q… (video)

VENDI

Jo vetëm parlamenti i Shqipërisë është përfshirë sot në debate, por edhe ai i Kosovës,

 

ku kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka sharë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.Gjatë seancës Tahiri dëgjohet duke thënë “hajde hajde ma shumë ma shumë, a robt jau q***”, ndërsa i bie tavolinës me shishe uji.

 

Tahiri siç duket ka harruar që kishte të ndezur mikrofonin. E gjithë kjo ndodhi pasi që LVV përmendi emrin e Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt të cilët përmenden në raportin e Freedom House ku të dy këta përmenden si persona të lidhur me krimin dhe korrupsionin.

 

Ndërkohë para këtij momenti opozita bojkotoi fjalimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke i goditur tavolinat. Kryetari i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, u ka kërkuar falje deputetëve dhe qytetarëve pasi ka sharë me rob në seancën e sotme.Ai tha se kjo ka ndodhur në afekt për shkak të situatës që ndodhi.

 

“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment s’kam menduar ta shaj asnjë deputetë, ka qenë në afekt për shkak të situatës dhe asaj që erdhëm.Në asnjë rrethanë nuk i është drejtuar asnjë deputeti, kushdo që është ndier i ofenduar për një fjalë të cilën e kam përdorur e që nuk po e di, ju kërkoj falje deputetëve dhe të gjithë qytetarëve që na shikojnë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT