29.5 C
Tirana

Deputeti nxjerr të palarat e Ilir Metës live në Kuvend: “Presidenti i rakisë dhe i qofteve”

VENDI

Halit Valteri u shpreh mjaft i irrituar kundrejt Ilir Metës ditën e sotme gjatë seancës parlamentare në Kuvedin e Shqipërisë.

Ai tha se Meta nuk duhet të ishte bërë aspak president i vendit pasi ai nuk e meriton këtë post. Valteri gjithashtu e ofendoi Metën duke i thënë se ai është një president i rakisë ose i qofteve.

Ai duhet menjëherë të jetë subjekt i drejtësisë shqiptare për krimet e shumta që ka kryer. E pakuptueshme se si karriera e këtij njeriu është ngritur deri te President i Republikës. Shkarkimi i tij është një akt i lartë por më i vogli që mund të bënim.

T’i japim vendit atë që i takon. Boll më me kalkulimi politike. Ai duhet të ishtë dënuar që kur lëpinte gishtat kur numëronte lekët në videon e Dritan Priftit. Ky është turp të thirret presidenti i Republikës, ku duhet të thirret Presidenti i rakisë ose Presidenti i qofteve”, tha Valteri.

Gjatë seancës së sotme parlamentare do të miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e tij.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT