10.5 C
Tirana

Demokratët ia plasin në fytyrë Bashës: Ke shkatërruar PD-në, ta shpëtoi byth*n Ilir Meta

VENDI

Pas përfundimit të protestës së tetë kombëtare, Lulzim Basha u shfaq triumfator nga selia e PD-së.

“Nuk ka në Evropë kryeministër që kapet duke vjedhur zgjedhjet e nuk çohet para drejtësisë. Nuk ka në Evropë politikan që ta mbushë partinë e tij me 19 përdh,unues, vrasës e trafikantë e nuk çohet para drejtësisë. Standardet e Evropës, vlerat e Evropës, normat e Evropës do të kishin diktuar me dhjetëra herë largimin e Edi Ramës e të bandës së tij të grupimeve kriminale”, tha Basha në mbyllje të protestës.

Mirëpo militantët demokratë e akuzojnë për përçarje të Partisë Demokratike se gjithçka po e bën për interesin personal të tij, gjithashtu e akuzojnë dhe për përsëritje, duke nënvizuar se të njëjtat gjëra i ka thënë edhe më herët.

Sipas tyre, Basha u shpëtua nga vendimi i Presidentit Ilir Meta, për çdekretimin e zgjedhjeve, ndryshe do dukej sheshit, dështimi i tij.

“Ajo parti u shkatërruar, qysh se e mori në dorë një njeri harbut që e ktheu në organizatë kusarësh dhe ba,ndash”, shkruan një komentues në rrjetin social të Bashës.

- Advertisement -

TE FUNDIT