7.5 C
Tirana

Del ekspertiza/ Zbardhet shkaku, ja pse ndërruan jetë 3 anëtarët e familjes shqiptare

VENDI

Disa ditë pas ngjarjes së rëndë te Gjiri i Lalëzit, është zbardhur shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.

Mësohet se nga këqyrja e trupave të viktimave nga ekspertët mjeko-ligjorë në Tiranë, shkak i vdekjes ka qenë helmimi.

Sipas BË, nga policia Durrës bëhet me dije se mjekët ligjorë që kanë kryer ekspertizën kanë dalë në përfundimin se vdekja ka ardhur si pasojë e helmit të shkaktuar nga kërpudhat.

Këto burime pohuan se njëkohësisht po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Por pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin. E para ndërroi jetë Elfete, nëna e Afrimit dhe më pas ky i fundit. E fundit që ndërroi jetë ishte Ferzinaze Haliti.

- Advertisement -

TE FUNDIT