8.5 C
Tirana

Dea Mishel rrëfehet për ankthin: Qaja para se të futesha në program!

VENDI

Dea Mishel është një banore mjaft aktive në BBV Albania, ku herë pas here përfshihen në diskutime. Së fundmi, ajo ka treguar për betejën e saj me ankthin.

Vetë Dea ka rrëfyer se para se të futej në “She’s on Top”, ajo qante.

Dea: Unë kisha ankth dhe kur dilja në rrugë dhe ishte shumë sfidë. Qaja para se të hyja në program dhe pastaj prapë kur mbaroja, por ia dola mirë them, nuk e kam transmetuar pjesën e ankthit.

Më herët, Dea Mishel u gjykua për videon e saj ku bënte humor të “zi” me fëmijët jetim.

Çfarë tha Dea më herët në videon e saj?

Në postimin e saj blogerja bëri një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Megjithatë më vonë ajo u pendua dhe e fshiu postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Fatkeqësisht videoja u bë virale dhe u shpërnda menjëherë në mediat sociale.

- Advertisement -

TE FUNDIT