11.5 C
Tirana

DALIN PAMJET NGA ERRESIRA/ Si u gjet pas 9 orësh kërkim në pyll turistja e huaj (VIDEO)

VENDI

Pas 9 orë kërkimesh në pyllin e Llogarasë, rreth orës 01.35 të datës 07.05.2018 është gjetur në gjendje shëndetësore të mirë shtetasja austriake A,W., 45 vjeçe, e cila kishte ardhur si turiste në këtë zonë.
Gjatë kërkimit kanë marrë pjesë rreth 20 forca policore, si dhe 15 shtetas nga agjensia e zonave të mbrojtura dhe banorët e zonës.
Shtetases A.W., i’u dha ndihma e parë mjekësore dhe aktualisht ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Ajo falënderoi Policinë e Vlorës si dhe të gjithë ata që u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit të saj.

- Advertisement -

TE FUNDIT