22.5 C
Tirana

Çun Lajçi godet Thaçin për Berishën: Presnjak, keq po t’i shkruan fjalimet Edi Rama

VENDI

Aktori dhe shkrimtari kosovar, Çun Lajçi, ka folur sot rreth përplasjes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kreut të shtetit shqiptar, Sali Berishës.

Lajçi ka thënë se gjuha të cilën po e përdor Thaçi kundrejt Berishës, tregon se Thaçi në mungesë të intelektit, përveç Ramush Haradinajt, po e shanë Berishën.

Ai thotë se një gjuhë e tillë është më e ulët se e një ‘presnjaku’, shkruan Gazeta Express.

“Keq po t’i shkruan fjalimet Rama’, thekson ndër të tjera në këtë reagim Lajçi, i cili i bën thirrje Thaçit të mos e shaj ‘doktorin’, pasi që ai di gjithçka për ‘komandantët e Rognerit’.

Reagimi i plotë:

Me shkas

Faleminderit profesor Enver Bytyqi dhe ti Sali Rexhaj nipi i Rexhë Avdisë, për dy shkrime cilsore e t’paanshme që i lexova nga ju, për hutaçin President të Kosovës, i cili po shanë n’mungesë autoriteti e intelekti, jo vetëm Ramushin, po tani edhe doktorin e profesorin, intelektualin e politikanin Sali Berishën, dhe fjalori i tij ka ra aç poshtë sa pak asht me krahasue me presnjakun e maskarallakun – fjalët e tija këto që dje i tha ne nji TV derisa po e bante punën e avokatit tue mbrojt Kadrinë.

– Vallë, pse ka nevojë të mbrohet njeriu i pafajshëm?

– apo me avokaturën e tij don m’e deshmue pikërisht fajsinë e tij,( kështu siç banë edhe me F.Brovinën! )

Hashim, mos e shaj ish president Salihun se ai din gjithçka për vitet kur “komandantat” e udheheqshin luftën e Kosovës nga Rogneri.

Keq po t’i shkruen fjalimet Rama!

Në nji TV edhe Vuçiçi t’tha: mos fol Hashim!

Nëse jo neve, atëherë birit tand kërkoi falje!

- Advertisement -

TE FUNDIT