6.5 C
Tirana

“Çohu Enver!” Nxorri foton e vetë pa rroba, këngëtari i njohur zbulon mesazhet që i erdhën

VENDI

Dje këngëtari i njohur Alban Ramosaj ishte i ftuar në rubrikën “Big” të “Këngës Magjike”.

Ai u prezantua me këngën “Thikat e mia”.

Përballë moderatorit Ardit Gjebrea ai foli ndër të tjera dhe për një fotografi nudo që shpërndau së fundmi në rrjetet sociale, për të cilën thotë se pati reagime edhe jo fort pozitive nga ndjekësit.

Ardit Gjebrea: Kënga jote në këtë festival titullohet…

Alban Ramosaj: Thikat e mia.

Ardit Gjebrea: Për kë i ke?

Alban Ramosaj: Thikat e mia.

Ardit Gjebrea: Nga të erdhi frymëzimi të krijosh këtë lloj kënge?

Alban Ramosaj: Është një e gjatë, e thënë shkurt një histori personale kaluar nën qiellin spanjoll nga andej vjen inspirimi edhe përpunohet në Shqipëri.

Ardit Gjebrea: Me kë ishe në Spanjë? Se na bëre kureshtarë.

Alban Ramosaj: Unë dhe dielli.

Ardit Gjebrea: E kuptova, paska patur goxha rreze të forta sepse ajo që do të vij më pas do thonë çfarë rrezesh ka pasur ky diell…

Fansat kanë një pyetje për Alban Ramosaj rreth një postimi në rrjetet sociale të këngëtarit pak kohë më parë.

Pasi publikove foton pa rroba në Instagram, cili ka qenë komenti apo mesazhi më “funny” që të ka ardhur. Po mami çfarë tha?

Alban Ramosaj: Unë jam shumë me fat që kam një familje që janë me mentalitet shumë europian, sepse mamaja që 16-vjeç ka jetuar në Austri etj. Nuk i shohin këto si tabu, është një gjë komplet normale,me sa di unë, për jetën që jetoj e çfarë bëj. Komenti më “funny” ishte “Çohu Enver”.

- Advertisement -

TE FUNDIT