13.5 C
Tirana

“Çfarë pune bën babi”, ja si përgjigjet Zaho për babi Edi Ramën.

VENDI

Zaho Rama mund të jetë i vogël në moshë e të mos e kuptoj tërësisht punën që bën i ati i tij, kryeministër, por ama vogëlushi e ka të qartë përgjigjen që jep kur e pyesin se çfarë pune bën babi Edi.

Këtë e ka zbuluar vetë kryeministri në një takim me banorët e një zone në Tiranë, i pyetur nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj. “Do na e thuash përgjigjen epike të Zahos kur e pyesin ça bën babai”, e pyeti Veliaj kryeministri i cili zbuloi se i biri i përgjigjet “Babi vetëm flet”.

“Sepse dëgjon të ëmën kur shkoj në shtëpi në darkë vonë, kur jam duke folur në telefon, më thotë: “Nuk je lodhur akoma? Ne në shtëpi nuk kemi televizion shqip, s’ka lajme dhe nuk sheh televizor. Ai sheh Spiderman dhe këto të tjera, nuk di fare nga këto të tjerat nuk është i informuar”, ka thënë Rama.

- Advertisement -

TE FUNDIT