11.5 C
Tirana

Çfarë po ndodh me OFL? Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për atë që na pret

VENDI

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit. Këtë zhvillim të fundit, gazetari Artan Hoxha e cilëson një fund të lumtur të një përralle me OFL. Kjo pasi “Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha kujton se OFL nisi një vit para zgjedhjeve për të pastruar qeverinë Rama nga akuzat për implikim.

“E mbani mend se një nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe qe kane kryer vepra te paligjshme, subjekt i OFL-së, pikërisht me vëllezërit Hajri?!! Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es një nga mbeshtetësit kryesorë dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezerit Hajri?!” shkruan gazetari në postimin e tij.

Sipas Hoxhës, tashmë OFL e ka arritur qëllimin që siç shprehet gazetari ishte pastrimi i imazhit të qeverisë para ndërkombëtareve dhe tani “OFL-së i bëhet nafta pasi nuk i duhet më askujt.”

Në përfundim, Artan Hoxha ngre pyetjen: “A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se vazhdonte të ishte në kërkim për vepra te renda penale duke perfshire ketu edhe ate te Jan Prenges? Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë…”

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT