9.5 C
Tirana

Çfarë ndodhi? Njerëzit kritikojnë ashpër Nitën, Efin dhe produksionin (VIDEO)

VENDI

Mbrëmja e djeshme ishte një “pyjama party” për banorët me pije alkoolike, muzikë dhe lojëra për të rritur.

 

Po atë natë për besimtarët muslimanë, ishte edhe Nata e Kadrit. Kjo natë konsiderohet si një nga “netët e bekuara të muajit të Ramazanit” dhe gjatë asaj dite, edhe besimtarët që nuk kanë agjëruar për gjithë muajin mund të agjërojnë vetëm për atë ditë.

 

Pikërisht këtë bëri Nita me Efin gjatë ditës. Megjithatë, vajzat janë kritikuar jo pak pas festës në mbrëmje. Ato iu bashkuan banorëve dhe pinë alkool, gjë që nuk është e lejueshme në fenë muslimane.

 

Disa mendojnë se “vajzat agjëruan sa për t’u dukur mirë në sy të publikut”. Të tjerë u kërkojnë atyre “ta respektojnë më shumë atë natë” ose “të mos e përmendin fare se do të agjërojnë”.

 

Përveç vajzave ka patur kritika edhe për festën e zhvilluar nga produksioni.

“Gjetët natën më të përshtatshme për t’u dhënë alkool”, shkruan dikush.

 

VIDEO:

- Advertisement -

TE FUNDIT