11.5 C
Tirana

Çfarë ndodhi? Mjeku Tritan Kalo shpërthen keq si rrallë herë më parë

VENDI

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka bërë një reagim të fortë duke iu referuar kritikave dhe reagimeve të ditëve të fundit kundrejt tij, të cilat i ka quajtur vulgare.

“Ndiej shumë mëshirë e keqardhje për këdo që në mungesë të argumentit, përdor gjuhën vulgare për mos-dakorësinë e tij/të saj, në lidhje me idetë apo mendimet e shprehura nga unë apo kolegë të tjerë…”, thotë ndër të tjera në reagimin e tij mjeku.

Kujtojmë se Kalo së fundmi iu reagoi ashpër duke iu drejtuar deklaratave të politikanëve të cilët kanë thënë se “krizën do e përballojmë bashkë”.

“Dakord, PO FITIMET tuaja si Politikanë ato të PPP-ve, KÇK-ve, TENDERAVE, PRIVATIZIMEVE KLIENTELISTE, etj., të 30 këtyre viteve Demonkraci a do t’i ndani vallë ato me ne??!!”, pyeti Kalo në një tjetër reagim te meparshem. Pas kësaj si duket ka marrë reagime negative, me fjalë fyese.

Shkruan Tritan Kalo:

“VULGARITETI nuk është i pranueshëm si gjuhë komunikimi me nesh si Shoqëri, veçanërisht një gjë e tillë është deontologjikisht e moralisht e dënueshme në diskutimet mes kolegëve…..NDJEJ shumë mëshirë e keqardhje për këdo që në mungesë të ARGUMENTIT, përdor gjuhën vulgare për mos-dakorësinë e tij/të saj, në lidhje me idetë apo mendimet e shprehura nga unë apo kolegë të tjerë….

1- KEQDASHËSIJA, 2- MILITANTIZMI i sëmurë, 3- PROTAGONIZMI i sforcuar e servilor, si dhe 3- DIJEPAKËSIJA, e zbehin figurën e çdo individi të mjedisit tonë të Shëndetësisë….Për më tepër: ”IGNORANTIA non est argumentum” – shprehet Latini, dhe kushdo që ka bërë Betimin e Hipokratit e kupton këtë gjë mjaft mirë…..

MËSHIROJ o ZOT për dritëshkurtësinë e mendimeve dhe të fjalëve që ata/ato përdorin!!!….BASHKËKOMBAS, ju lutem të bëni kujdes për ato çka dëgjoni dhe lexoni….VIJONI të tregoni kujdes për veten tuaj, RESPEKTONI dhe DUAJENI jetën tuaj, POR njëkohësisht me moskujdesin tuaj.

JU mundet të rrezikoni jetët e atyre, që jetojnë ose gjinden rastësisht pranë jush….KEMI ende një rrugë të gjatë për të përshkruar…Ne MANTELBARDHËT dhe i gjithë PERSONELI MJEKSOR jemi për JU në krye të përgjegjësive tona profesionale, qytetare, etike dhe morale….Me DASHURI dhe RESPEKT reciprok, NE së bashku do ja dalim mbanë të sfidojmë COVID-19!!!” – shkruan ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT