20.5 C
Tirana

Çfarë ndodhi? Luizi i merr varësen Kiarës: Po bëj sikur nuk je këtu, unë asnjëherë nuk i mbaj premtimet, se di si më beson

VENDI

E teksa të gjithë mendonim që marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës po shkonte vaj, një veprim i këngëtarit së fundmi ka bërë që ndjekësit të futen në dyshime të thella lidhur me ndjenjat e tyre.

 

Disa ditë më parë Luizi i dhuroi Kiarës një varëse me kryq e cila ishte tepër e shenjtë për të, mirëpo atë varse ditën e sotme krejt papritur ai ja ka marrë moderatores.

 

Dhe lidhur me këtë Luizi nuk ka një arsye të qartë se pse ia mori. E teksa Kiara e pyet se pse ja mori, Luizi përpiqet që me fjalë të bukura dhe me humor ta anashkalojë këtë muhabet duke mos dhënë një arsye të fortë.

 

Kiara: Pse ma more?

Luizi: Unë të dua me gjithë shpirt, jam njeriu më i lumtur që të kam ty, jap jetën për ty, unë do të jap gjithçka gjatë gjithë jetës

 

Kiara: Pse iku varsja? Më the që do të ta le derisa të dalësh nga këtu, kur të dalësh do ma kthesh

Luizi: Po, dhe unë po bëj sikur nuk je këtu

 

Kiara: Pse? Sepse ke nevojë të bësh skema. Pse ma more, ti ndonjëherë si mban premtimet

Luizi: Ndonjëherë, unë asnjë si mbaj premtimet, se di si më beson

- Advertisement -

TE FUNDIT