Ermal Fejzullahu së bashku me kolegë të tjerë në muzikë, u bë pjesë e lojërave dhe intervistave në studion e emisionit “Shiko Kush Luan”, mirëpo fansat kanë kapur një moment aspak të pëlqyeshëm të Fejzullahut.
Teksa Capital T zhvillonte lojën e tij, Ermali dëgjohet t’i drejtohet njërit prej personave të publikut, duke përdorur fjalor të papërshtatshëm.
Të zhgënjyer nga veprimi i tij, fansat kanë vërshuar në komente duke u shprehur se këngëtari kishte nxjerrë padashur fytyrën e tij të vërtetë.
“Turp për Ermalin të sillet kështu, nuk kam fjalë”, “Pse po shan Ermali live në televizion, turp”, “Ermali qenka nxehur keq”, janë disa nga komentet.