8.5 C
Tirana

“Çfarë e beri Tonin të ndryshojë mendim…?”, revoltohet Deda pas shpalljes “non-grata” të Berishës

VENDI

Reagimet të shumta kanë qenë nga zyrtarët politike pas shpalljes “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe futjen e tij në listën e zezë.

 

Së fundmi një reagim vjen edhe nga aktori, Juljan Deda, u cili shprehet shumë i zhgënjyer nga ky vendim. Në një postim në rrjetet sociale, Deda shkruan se regjimet e egra gjithmonë kanë tentuar t’i hedhin benzinë zjarrit.

 

“Historikisht keshtu kane vepruar regjimet e egra, gjithmone kane tentuar t’i hedhin benzine zjarrit,”- shkuan Deda.

 

Në një tjetër status, Deda pyet Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken se çfarë e bëri të ndryshojë mendim për Berishën, pasi në vitin 2009 e ka vlerësuar për punën e bërë gjatë qeverisjes së tij kundër krimit të organizuar. “Çfare e beri Tonin te ndryshoje mendim…?” shton Deda.

- Advertisement -

TE FUNDIT