Siç u bë e ditur edhe pak ditë më parë nga MeteoAlb, vendi do të karakterizihet nga një mot i freskët me vranësira dhe reshje shiu të paktën edhe për një tjetër javë.
Ky ndryshim i motit do të na bëjë t’i harrojmë ditët e verës për pak kohë megjithëse reshjet e shiut do të jenë të karakterit të shtrëngatave dhe me rrufe në veriperëndim.
Era do të mbizotërojë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare. Valëzimi i forcës 3 ballë.