13.5 C
Tirana

Çfarë do bënte Rudina Mark Frrokut nëse ai do e tradhtonte?

VENDI

Mes pyetjeve dhe komplimenteve të shumta, Rudina vendosi t’i përgjigjej publikisht edhe pyetjeve pikante. Njëra prej tyre ishte: “Çfarë do të bëje nëse partneri yt do të të tradhtonte?”.

Me sportivitetin që e karakterizon, Rudina ia ktheu: “Do e lija!”.

 

 

Para pak javësh, aktorja e humorit i tha “PO” përgjithmonë Mark Frrokut, duke kurorëzuar dashurinë e tyre para të ftuarve VIP. Por, në rrjete sociale, mbiemri i saj vazhdon të jetë Dembacaj.

 

Kjo ka nxitur ndjekësit ta pyesin moderatoren se përse nuk e ka marrë ende mbiemrin e bashkëshortit të saj.

 

“Rudina Dembacaj apo Rudina Frroku?”,- e pyeti një fanse, së cilës aktorja iu përgjigj: “Rudina Dembacaj përgjithmonë (shoqëruar me emoj-in e një zemre të kuqe). Thjesht e dashuruar me Frrokun tim”.

Më herët, gjatë një interviste, Rudina zbuloi se e bija, Viktoria, i kërkon një motër.

 

“Realisht tani është tamam momenti dhe Viktoria kërkon pafund një motër, ç’të na japë Zoti, por e kërkon një motër të vogël, sepse ‘unë nuk e laj dot Ertën’ thotë, ‘unë dua një motër ta laj vetë siç më lan Erta mua’. Është mësuar që të rrijë shumë me Ertën dhe ka dëshirë edhe ajo të ketë një motër të vogël…”.

E pyetur nëse do sakrifikonte familjen për dashurinë, Dembacaj tha: “Jo, asnjëherë! Dashuria duhet mu bo edhe familje një ditë!”.

 

Ndërkohë, Mark Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT