6.5 C
Tirana

Burri qan, gruaja: Qaj e plas, unë jam si gocë e re, dal pi kafe, më çojnë në Golem…

VENDI

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare, ditën e sotme ishte një çift bashkëshortësh, Zenuni dhe Vjollca, të cilët kanë probleme prej 5 vitesh me njëri-tjetrin dhe nuk jetojnë më bashkë. Konfliktet kanë filluar kur Zenuni i dha kushëririt të tij të parë 36 mijë Euro borxh tek noteri, por ai nuk ia ka kthyer këto para dhe nisën zënkat në familje.

Tani Zenunit nuk i flet as gruaja e tij Vjollca dhe as dy djemtë. Vjollca jeton tek shtëpitë e reja që kanë bërë djemtë, ndërsa Zenuni jeton në mjerim në shtëpitë e vjetra të cilat nuk kanë kushte.

“Aty të rrish, si qen vetëm, as laj as shpëlaj, s’dua t’ja di fare. Nuk di të mbash grua ti, gruaja ka bërë shkollën e Enverit, dilja me nota të mira, isha në punë , jo në mensë, jo në dyqan shitëse, kam qenë kryetare e gruas e frontit Demokratik etj, nuk rri unë me ty, harroje”, i tha Vjollca Zenunit.

“Unë çantën në krah, kur bëhen votimet unë vëzhguese, për kokrrën e qejfit. Drekën ma sollën ata, kurse ky ngordhi për bukë në shtëpi. Unë në një dhomë në Golem, një dhomë në Gjirokastër, ku nuk më çonin. Të qajë dhe le të plasë, unë po qaj vetë, po më qajnë kalamajtë atje. Unë jam si gocë e re, nuk dua t’ja di për të. Ç’e dua unë atë, vetëm për ta larë, vetëm për ta shpëlarë? Unë dua të bëj një dorë jetë, të jetoj mirë, çantën në krahë, pi kafen në lokal, kokrrën e qejfit”, u shpreh Vjollca.

- Advertisement -

TE FUNDIT