14.5 C
Tirana

Brohoritjet e tifozëve shkodranë: “Skënderbe, Skënderbe”

VENDI

Të irrituar natyrisht me Vllazninë, tifozët shkodranë të pranishëm pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë reaguar në jo pak raste ndaj futbollistëve dhe stafit të kësaj skuadre.
Por nga ana tjetër, ashtu siç ka ndodhur rëndom në Shkodër, si pakkund tjetër në Shqipëri, tifozët e Vllaznisë në fundin e takimit nuk kanë ngurruar të brohorasin “Skënderbe, Skënderbe” për disa sekonda me rradhë.
Dhe Shehi e futbollistët e tjerë korçarë, ua kanë kthyer duke i duartrokitur dhe natyrisht edhe falenderuar për këtë gjest. Në stadium nuk kanë qenë më shumë sesa 10-15 tifozë korçarë të pranishëm që janë munduar të mbështesin fort skuadrën e tyre por në fakt, nuk kanë patur shumë nevojë sepse këtë mbështetje ua kanë dhënë edhe shkodranët.
Një gjest që ndodh pak ose aspak në futbollin shqiptar por në Shkodër në fakt është përsëritur disa herë. Tifozët e këtij qyteti, nuk ngurrojnë të duartrokasin kundërshtarin sa herë që ai luan bukur.
© shkodrasport.com




- Advertisement -

TE FUNDIT