10.5 C
Tirana

Brandi, qeni i policisë që shpëtoi jetë në Durrës

VENDI

Në shumë analiza dhe reagime pas tërmetit dhe mungesave të emergjencave tona ishte fakti se ekipet e shpëtimit nuk kishin qenë.

Por zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai publikon sot një foto të qenit me emrin Brandi, i cili është pjesë e Policisë së Shtetit dhe ka marrë pjesë në operacionet në Durrës.

Publikimi i Gentian Mullait:

‘Brandi’ Heroi me 4 putra i Policisë, zbuloi personat e gjallë nën rrënojat e 6-katëshit në Durrës

Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti.

Pasditen e 26 Nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet që punonin nën rrënoja, u përgatit dhe u fut në kërkim qeni policor. Pas kërkimit në pjesën perëndimore të banesës, ku nuk pati asnjë shenjë u kalua në pjesën jugore të objektit. ‘Brandi’ u fut në një tunel, rreth 4-5 metra, i krijuar nga rrëzimi i objektit. Në këtë vend ka ardhur reagimi i qenit, i cili dha shenjë për praninë e njerëzve nën rrënoja, rreth 2 metra në thellësi.

Ky nuk ishte misioni i parë i ‘Brandit’, pasi ai është përdorur për kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja edhe në shërbime të tjera më herët në Shkodër e Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT