19.5 C
Tirana

Brakaj dhe Pipero ‘ndjellin’ lajme të mira, Komiteti do të rishikojë orën policore ndërsa maskat nuk do mbahen në…

VENDI

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur sot për situatën pandemike në vendin tonë. Lidhur me orën policore e cila është 22:00-06:00, Brataj tha se nuk mund të hiqen të gjitha masat njëkohësisht.

Ai shtoi që patjetër që në mbledhjen e kësaj jave të Komitetit Teknik do të ketë një lehtësim masash, por nuk preferoi t’i tregonte cilat janë ato.

Ora policore 22:00-06:00?

Brataj: Në të gjithë botën dhe në Shqipëri nuk mund të heqësish të gjitha masat njëkohësisht. Kuptohet që do të ketë lehtësim masash. Edhe mbledhja e kësaj jave do të rishikohen masat. Por mos mendoni se do t’i heqim menjëherë. E vetmja mënyrë është vaksinimi i sa më shumë njerëzve.

Nga ana tjetër i ftuar në një emision televiziv, edhe mjeku Pëllumb Pipero u shpreh optimist se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të rishikojë në mbledhjen e radhës masat anti-Covid, duke lënë të kuptohet se maskat nuk do të mbahen më në ambiente të hapura si dhe do të rishikohet fasha e orës policore.

Pipero: Jo vetëm ulja e rasteve, por dhe ulja e shtrimeve, është dhe ajo e telefonit celularë, mua s’më bie më telefoni tani. Kjo na bën të mendojmë që të rishikohen masat shtrënguese sepse kemi të bëjmë me indikatorë optimalë, por maska mund të rezervohet për mjediet e mbyllura. Duuhet ta rishikojë Komiteti këtë masë. Nga fundi muajit do të shikohet dhe ora policore dhe shërbimi në bare dhe restorante.

- Advertisement -

TE FUNDIT