27.5 C
Tirana

Bota e vlerësoi, Shqipëria e refuzoi/ Si ia mbyllën ‘derën’ Gjon Muharremajt dhe e lanë jashtë Festivalit të Këngës

VENDI

Djaloshi shqiptar me emrin Gjon Muharremaj përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”.

Ai arriti të sigurojë vendin e tretë.

Më parë dëshira e 22-vjeçarit ka qenë të përfaqësojë vendlindjen, mirëpo kjo dëshirë i është refuzuar nga Shqipëria të cilët në momentin e fundit vendosën që ta lënë jashtë gare në Festivalin e Këngës.

Gjatë një interviste Muharremaj ka treguar se organizatorët e këtij evenimenti e kanë lënë jashtë pasi sipas tyre ishin plotësuar vendet.

“Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që më fal më në fund i kemi 25 artista dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″ ka thënë ai në një emision.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme Gjon u rendit i treti dhe u vlerësua nga e gjithë bota për talentin e jashtëzakonshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT