14.5 C
Tirana

“Bomba” e Ristanit/ Basha fitoi 12 milionë dollarë nga humbja në 25 prill

VENDI

Zgjedhjet e 25 prillit 2021, shënuan një tjetër dështim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 

Ajo çfarë e bën edhe më të turpshëm rezultatin e këtyre zgjedhjeve është fakti që kryeministri Edi Rama, pas tetë vitesh qeverisje me një mijë e një bëma dhe gjëma arriti të ruante pothuajse të njëjtat kuota me vitin 2017, ndërsa Partia Demokratike, nën drejtimin e Lulzim Bashës, edhe pse me një rritje të vogël në krahasim me 2017, sërish kishte një rezultat më të ulët se në 2013.

 

Rezultati katastrofik i zgjedhjeve të 25 prillit ka shtuar edhe zërat për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë. Mes zërave që kërkon largimin e Bashës është edhe Arben Ristani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Por përtej kërkesës për largimin e Bashës një ditë më parë, Ristani ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Sipas Ristanit, Lulzim Basha po e përdor partinë për biznes dhe PD është bërë si një ndërmarrje tregtare.

 

Nga studio e emisionit të “Të Paekspozuarit”, Arben Ristani po ashtu tha se Basha ka fituar 12 milionë dollarë në këto zgjedhje. “PD është bërë si një ndërmarrje tregtare. Ka fituar 12 milionë dollarë, në këto zgjedhje zotëria”-tha Ristani.

 

Pas kësaj deklarate të Arben Ristanit, Lulzim Basha duhet të sqarojë ku shkuan 12 milionë dollarët?/ CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT