28.5 C
Tirana

“Boll na çatë…” Kritikat ndaj Anxhela Peristerit për veshjen në Eurovizion, ‘shpërthen’ keq Olti Curri

VENDI

Këngëtarja Anxhela Peristeri u rendit në vendin e 21-të me këngën “Karma” duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision 2021”.

 

Por performanca e saj nuk mbeti pa u komentuar nga pubiku.

 

Së fundmi, tekstshkruesi i kësaj kënge Olti Curri, i ka dalë në mbrojtje këngëtares pas kritikave për veshjen apo performancën e saj në skenën prestigjioze.

 

Me anë të një reagimi, ai thekson se është më mirë që shqiptarët të shijojnë produktin se sa të adresojnë kritika.

 

“Boll na çatë sumandrën për veshjen e Anxhelës… Ja edhe kjo ka diçka të përafërt dhe është trend. Thjesht nuk shkëlqen si Anxhela… Se nuk ka aq shalë dhe vokalin e saj. Do gjeni përherë diçka. Shijojeni aty se na ka ngritur zemrat peshë dhe boll bëtë vërr-vërr. Më mirë si Byonce sesi nënë Tixhja”, shkruan Curri i irrituar.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT