31.5 C
Tirana

Bllokohen në kufi 4 makina luksoze të vjedhura/ VIDEO

VENDI

Policia e shtetit dhe officerë të Frontex kanë bllokuar pesë automjete në pikën kufitare të Kakavijës. Bëhet fjalë për makina te vjedhura që përdoreshin në vend me numer shasise të dubluar.Sipas njoftimit të policisë së shtetit 4 nga automjetet e bllokuara kosniderohen lluksoze. Konkretisht është bllokuar një mjet tip Opel, I cili rezultoi I vjedhur ne gjermani si dhe një makinë e markës Benz me targa greke. Paralisht është bllokuar edhe një Volsëagen dhe BMV me targa greke që ishin vjedhur në Greqi.

Ndërsa një rimorkio me targa shqipatre në pronësi të një shtetasi nga Kruja kishte ndërhyrje mekanike. Dy prej mjeteve janë bllokuar në dalje dhe tre në hyrje të tërritorit të shqipërisë. Sipas njoftimit të policisë janë proceduar penalisht 5 persona, mes tyre dhe një shtetas grek, për vepren penale “Trafikim i mjeteve motorike”. Kontrollet në pikat kufitare janë shtuar si pasojë e fluksit të lartë të lëvizjeve. Vetëm në pikën e kalimit në Kakavijë këto ditë të para të 2020 kanë dalë 9700 shtetas dhe 1700 mjete, ndërsa puna vijon me 9 sportele, 6 në dalje dhe 3 në hyrje.

Njoftimi i policise:

Më datë 31.12.2019, në hyrje të RSH është bllokuar nje automjet i markës Opel me targa shqiptare, që drejtohej nga shtetasja E. G., nga Gjirokastra, mjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani dhe numri i shasisë ishte me ndërhyrje.

Më datë 02.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një automjet i markës Mercedes Benz me targa greke, që drejtohej nga shtetasi G. N., nga Lushnja, mjet i cili rezultoi se kishte ndërhyrje mekanike në shasinë e tij dhe numri ishte i dubluar.

Më datë 03.01.2020, në hyrje të RSH u bllokua një automjet i markës Volksëagen me targa greke, që drejtohej nga shtetasi F. D., nga Rrogozhina, mjet i cili rezultoi i vjedhur ne Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua nje automjet i markës BMË X5, me targa greke që drejtohej nga shtetasi K. T., nga Athina, mjet i cili kishte ndërhyrje në numrin e shasisë dhe rezultoi i vjedhur në Greqi.

Më datë 03.01.2020, në dalje të RSH u bllokua një rimorkio me targa shqiptare, e cila numrin e shasisë e kishte të dubluar dhe me ndërhyrje mekanike, që e posedonte shtetasi A. K nga Kruja.

https://fbwat.ch/1t8aJqcUs1yKrGYJ

- Advertisement -

TE FUNDIT