14.5 C
Tirana

Bllokimi i rrugëve, Policia procedon Bashën, Kryemadhin dhe deputetët

VENDI

Policia e Shtetit ka proceduar në gjendje të lirë Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe të gjithë deputetët që morën pjesë në mosbindjen civile sot, ku bllokuan katër akse rrugore, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve për rreth tre orë.
Protesta u mbajt në katër vende të ndryshme dhe rrugët u bllokuan në kryqëzimin e Vorës, Çermës, Bradasheshit dhe aksin Lezhë-Milot.
Policia në bashkëpunim me prokuroritë e qyteteve përkatëse ka proceduar në gjendje të lirë deputetët pjesëmarrës në tubim të paligjshëm. Burime për Report Tv thanë se mes të proceduarve janë edhe kryetari i PD,
Lulzim Basha si dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Gjithashtu janë proceduar dhe një pjesë e madhe e protestuesve. Burime për
Report Tv bënë të ditur se në çdo tubim të organizuar në katër nyjet kryesore të
qarkullimit kanë marrë pjesë 150-200 tubues. Një pjesë e mirë e këtyre të fundit janë proceduar ndërkohë dhe do ndiqen në gjendje të lirë.
(Marre nga Report TV)

- Advertisement -

TE FUNDIT