14.5 C
Tirana

Blerina Bombaj kujton momentin më të bukur: Më vjen për të qeshur dhe për të qarë.

VENDI

Blerina Bombaj është nënë e dy fëmijëve dhe një pjesë të mirë të kohës përpiqet ta kalojë me ata. Në veçanti me vajzën e saj, Anën, Blerina ka krijuar një lidhje shumë speciale. Nënë e bijë janë shumë të afërta dhe këtë gjë Blerina dëshironte që ta tregonte edhe tek të tjerët për 10 vjetorin e lindjes së vajzës.

Vitin e kaluar për ditëlindjen e Anës dietologia organizoi një festë të madhe dhe për të ruajtur një kujtim të bukur ajo kishte përgatitur një kërcim special me vajzën. Të dyja u veshën njësoj dhe nën ritmet e këngës Në shtëpinë tonë shijuan një moment shumë të veçantë bashkë. Gjatë kërcimit atyre ju bashkua dhe djali i Blerinës dhe në fund bashkëshorti duke e shndërruar në kujtimin më të veçantë familjar.

Ditën e sotme Blerina i është kthyer këtij çasti dhe ka përjetuar sërish të njëjtat emocione. Ajo ka publikuar videon e plotë të performancës me Anën dhe ka treguar se i vjen për të qeshur e për të qarë sa herë e shikon. Sa herë e shoh këtë kujtim nga 10 vjetori i Anës, përveçse më vjen për të qeshur më vjen edhe për të qarë. Nuk e di po kjo kënga është shumë përshkuese, ka shkruar Blerina përkrah postimit.

- Advertisement -

TE FUNDIT