10.5 C
Tirana

Bleona Mata 10 vite e zhdukur, nëna e saj dyshon tek ish bashkëshorti.

VENDI

Ndonëse kanë kaluar 10 vite që kur Bukurie Mata e ka parë për herë të fundit të bijën Bleona, gruaja dëshpërimisht e kërkon vajzën e saj, me vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë. Asokohe vetëm 6 vjeç, e mitura humbi gjurmët në mënyrë të mistershme, teksa ndodhej në mal me hallën dhe kushërirat.

Gjatë një interviste në News 24, Bukuria ditën e djeshme i ka bërë thirrje shtetit që të hetojë të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë çështje, që nga halla kushërirat e madje gishtin Bukuria e drejton edhe tek ish bashkëshorti, babai i Bleonës i cili duke qenë se nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta kërkuar të bijën, zonja Mata nuk përjashton mundësinë që edhe ai të ketë gisht në zhdukjen e së bijës.

Ka 10 vite që është zhdukur vajza ime dhe nga shteti nuk kemi asnjë informacion, asnjë dritë jeshile për gjetjen e Bleonës, për bijën time të vetme. Unë i kisha kërkuar drejtësisë, që prej 10 vitesh! Pesë kriminelët rrinë të lirë, 5 dëshmitarët rrinë të lirë, 5 vajzat që e zhdukën Bleonën janë të lira.

Me ish bashkëshortin nuk kemi asnjë lidhje, jemi ndarë me gjykatë. Ai si prind asnjëherë nuk e kërkon fëmijën, unë nuk e di çfarë prindi është ai. Çfarë babai është sa i pamëshirshëm është edhe këtu mund të hedhim dyshime se mund të dijë diçka dhe ai, bashkë me motrën e vet. Po na bën të dyshojmë, se 10 vite nuk bën asnjë thirrje për gjetjen e Bleonës. Vjehrri jonë e bën ndonjë thirrje shumë të rrallë, është shprehur Bukurie Mata.

- Advertisement -

TE FUNDIT