8.5 C
Tirana

Blendi Fevziu nuk është ashtu si mendoni, ja ç’do të bënte nëse dikush i lëndon vajzën e madhe

VENDI

Ai është një nga gazetarët më të mirë në vendin tonë, me një karrierë të gjatë në shtypin e shkruar dhe në televizion, ku vetëm 20 vitet e fundit ia ka kushtuar drejtimit të emisionit “Opinion”. Jemi mësuar ta shohim gjithë kohës në ekran duke diskutuar temat më të nxehta të momentit, mirëpo nuk janë të rralla as rastet kur Blendi zgjedh të jetë ai i intervistuari.

 

Përtejm së ekranit, ai është një baba i përkushtuar që i duhet të bashkëjetojë me sfidat e rritjes dhe edukimit të dy vajzave, e duke qenë se Mishel dhe Alis kanë goxha diferencë mes tyre, edhe problematikat janë të ndryshme.

 

Në një intervistë për “Bordo”, Fevzo, siç njihet nga të gjithë”, ka folur rreth marrëdhënies me të bijat, duke u ndalur më së shumti tek Mishel që tani është një zonjushë e vërtetë. Ai ka treguar se nuk është aspak baba xheloz dhe se nuk e pyet kurrë vajzën e madhe për çështjet e zemrës. I pyetur si do të reagonte nëse

dikush do të lëndonte të bijën, ai i përgjigj :”Besoj se do t’i sugjeroja që të mësojë t’i përballojë vetë situatat e saj në jetë, të mos qahet dhe të mos presë zgjidhje nga të tjerët”.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT