10.5 C
Tirana

Blendi Fevziu habít me deklaratën e tij: Bashën e kam pasur nxënës, doja ta nxírrja jashtë por…

VENDI

Blendi Fevziu, drejtues i emisionit të tij politik për rreth 24 vite që nga gushti i 1997-s, ka qenë dhe është shumë pranë ngjàrjeve dhe figurave politike.

 

Liderët e politikës i ka njohur që në fillimet e veta dhe te “Dola te Ola” rréfeu disa nga momentet më të rëndësishme.Blendi Fevziu: Me Nanon kam patur disa përplasje. Bashën e kam pasur nxënës, doja ta nxirrja jashtë

 

Blendi Fevziu si fillim e ka patur emisionin e tij politik në RTSH të quajtur “E diela debàt” dhe teksa në studio u shfaq fotoja e parë e intervistës me Edi Ramën e cila është zhvilluar në atë televizion, ai kujtoi se kryeministri ndryshe nga gjithë të ftuarit e deri atëhershëm ishte i interesuar për pamjen dhe dekorin e studios, ndryshonte pozicionin e dritave që të reflektonin më mirë mbí të, ndërkohë që tani sipas tij ka ndryshuar dhe ka më tepër autòritet.

 

Kur gjatë programit u shfaq fotoja me kryedemokratin, Blendi zbuloi një fakt shumë interesant.Ne foto: Blendi Fevziu – Lulzim Basha

 

Ai tha se Lulzim Bashën e ka patur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri” i dhënë disa orë mësimi kur Blendi bënte stazhin si mësues.

 

“Njëherë kam dashur ta nxjérr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të”, tha ai.

 

Presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT