16.5 C
Tirana

Blendi Fevziu festoi ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush ai (FOTO)

VENDI

Gazetari i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Blendi Fevziu feston ditën e sotme 52-vjetorin e lindjes.

Ai ka publikuar urimet që i kanë bërë kolegët, bashkëpunëtorët e ngushtë por edhe familja, e veçanërisht e bija Misheli, por ajo që ra në sy ishte fotoja para shumë vitesh, së bashku me nënën e tij.

Kjo fotografi duket se është realizuar në Tiranën e asaj kohe teksa Blendi qëndron në krahët e nënës.

“Një nga ditëlindjet e para”, ka shkruar ai krahas fotos duke lënë të kuptohet se fotoja është bërë për përvjetorin e ditës së lindjes.

Kohë më parë, Blendi rrëfeu detaje interesante të jetës së tij në emisionin “Fit Station” nga Çenkuela Hasa.

Fevziu foli për karrierën e tij të gjatë dhe vitet e “pafundme” në gazetari, si dhe për familjen për të cilën ndihet fajtor pasi nuk i ofron aq sa duhet kohën e tij.

Fevziu ka 32 vite që merret me gazetari, mirëpo tre vitet e para ai punonte pa rrogë dhe vetëm nga dëshira e pasioni i madh për të shkruar.

Madje, Blendi flinte në shtýpshkronjë kur ishte 21 vjeç, vetëm për të marrë kopjen e parë të gazetës ku ishte publikuar shkrimi i tij.

“Për pagesë nuk bëhej fjalë, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, kam fjetur me netë të tëra në shtypshkronjë. Imagjino një 21 vjeçar që harxhon gjithë darkën në shtýpshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën me emrin tim.”– ka treguar ai.

Por, cila ka qenë rroga e parë e Blendi Fevziut si gazetar? Ai ka treguar se ka marrë 10 mijë lek të vjetra, pas tre vitesh që punonte pa pagesë.

“Rroga e parë si gazetar ka qenë 10 mijë lek të vjetra. Atëhere quhej rrogë shumë e mirë. Por derisa erdha tek rroga, kam punuar 3 vjet pa rrogë fare, vetëm për pasion dhe lutesha që emri im të shënohej tek shkrimi. Për lekët as nuk e mendoja.”– ka treguar ndër të tjera gazetari.

- Advertisement -

TE FUNDIT