13.5 C
Tirana

Blendi Fevziu bën deklaratën e papritur: “Mendoja se kjo gjë do ta rrëzonte Ramën”

VENDI

Moderatori dhe gazetari i mirënjohur, Blendi Fevziu ka qenë i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Të paekspozuarit”, ku ka folur mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai bëri një deklaratë të papritur kur tha se mendonte se për shkak të pakënaqësisë së qeverisjes 8-vjeçare të Ramës, vota e protestës do të ishte e vlefshme për rrëzimin e tij. Ja çfarë thotë më tej Blendi:

“Ka qenë një rezultat që për arsyet e sondazheve na çonte aty këtu. Por pakënaqësia ndaj Ramës dhe një votë proteste do të ishte më e vlefshme. Kjo votë sipas meje ishte e pakapshme nga sondazhet.

Kur pashë që pjesëmarrja nuk ishte më e lartë se e 2017-ës shpresën për ndryshim dhe për rotacion e humba. Në vitet 90-të vullneti i zgjedhësve ka qenë i lirë, pas viteve 2000 ka një udhëzim që mbështetësit të votojnë më herët. Forcat politike i çuan herët mbështetësit për të votuar.

Mendova se vota e protestës do të ishte më e fortë se vota për ta mbajtur në pushtet. Duhet dikush që ta rrëzojë. Kishte diçka të çuditshme në këto zgjedhje që të dyja palët ishin të bindura që fitonin”, tha Fevziu.

- Advertisement -

TE FUNDIT