8.5 C
Tirana

Biznesmeni Shqiptar, qe jeton ne Katar : Do te bej te pamunduren qe vendit tim ti dhuroj respiratore dhe maska

VENDI

Antan Metaj, drejtues bordi i Kompanisë REG në Katar foli sot në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”. Ai aktualisht tha se po punonte si vullnetar në Hamad Hospital në Doha.

Metaj deklaroi do të siguronte për Shqipërinë 7 respiratorë nga Katari megjithëse për momentin sic tha ai është shumë e vështirë pasi janë pothuajse të gjithë të porositur.

“E ka shtruar këtë cështje tek një profesori im këtu që ka qenë ministër I shëndetësisë. Më premtoi të arrijë të sigurojë 7 respiratorë dhe shpresoj që sot ose nesër të kem një informacion tjetër edhe për maska që të siguroj sa më shumë maska”

Sa i përket gjendjes së pand.emisë së pand.emisë së koronavirusit në Katar ai tha se kishte vendi bënte 3 mijë testime në ditë megjithëse popullsia është vetëm 2.2 milionë banorë. Nga ana tjetër qeveria kishte akorduar 19 miliardë dollarë për bizneset që ditën e parë të shfaqjes së virusit.

Një fakt interesant që Metaj zbuloi nga Katari ishte monitorimi i qytetarëve me robot nëse ata po zbatonin karantinën.

“Në rrugë lëviz një robot për skanimin e fytyrave të qytetarëve. Fytyrat e njerëzve skanohen dërgohen në ministrinë e Brendshme ku verifikohen edhe vihet gjo. ba nëse nuk janë respektua rregullat”.

- Advertisement -

TE FUNDIT