11.5 C
Tirana

BIZNESMENI SHKODRAN RA SOT NGA KATI 3-TE/ Si e mori vesh e shoqja se ai kishte…

VENDI

Albin Hiluku, pronar i një pike këmbimi valutor në Shkodër ka gjetur vdekjen këtë të enjte, pasi ka qenë në ballkonin e banesës së tij, në katin e 3-te të një pallati në zonën e “Sahatit”,
kur ka humbur ekuilibrin dhe ka përfunduar në tokë i pajetë.
57-vjeçari mësohet se ka qenë i vetëm në momentin e ngjarjes në shtëpi,
pasi bashkëshortja dhe fëmijet kanë qenë në punë dhe në shkollë.
Sapo ka mësuar lajmin, bashkëshortja ka mbërritur me urgjencë në banesë, ku ka konstatuar se trupi i pajetë i përkiste burrit të saj.
Policia mësohet se do të marrë në pyetje familjarët, për të kuptuar nëse ngjarja ka qenë aksidentale,
apo 57-vjeçari ka pasur probleme që mund ta kenë shtyrë drejt marrjes së një vendimi fatal për jetën e tij.
Mësohet se Hiluku punonte bashkë me bashkëshorten e tij në një pikë këmbimi valutor në qendër të qytetit.

- Advertisement -

TE FUNDIT