Ai është një nga biznesmenët e njohur në vendin tonë, që është bërë shpeshherë dhe objekt akuzash nga Partia Demokratike.
E kemi fjalën për Gjergj Lucën, një nga biznesmenët më në zë që ka Shqipëria.Ai është i njohur jo vetëm si biznesmen, por edhe si djali i legjendës së kinematografisë, aktorit të madh, Ndrek Luca.
Gjergji shpesh bën video me komente, qëndrime, që bëhen pjesë e mediave dhe portaleve.Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një krahasim të Shqipërisë me lopën.
Nga Barcelona ku mori pjesë në ekspozitën e Pikasos, Luca ka komentuar edhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.Gjergji ka gjetur një lopë, diku atje dhe i flet për “Nënën Shqipëri”.
Duke bërë selfie e video, në një monolog që janë të zakonshëm, ai shprehet: “Sa dola nga ekspozita e Picasos në Barcelonë dhe sa më thanë që mbaroi Kuvendi jonë. U gëzova shumë dhe u takova me nënën Shqipëri.
E ka dhe zilen por nuk e di a i punon. Ej o non, Kuvendi mbaroi por paske qenë e fortë. A je duke vazhdu me qit’ më qumësht. Paj zotin kaq prodhimtare ke qenë, ke prodhuar qumësht për të gjithë këta. Paj zotin a thua ke më qumësht. Jo, nuk ka më qumësht. Nuk bën më bam bam bam,“-tha ai.