14 C
Tirana

Bino: Janë gjurmuar kontaktet e afërta të 2 të prekurve me koronavirus dhe 24 persona u vetëkarantinuan.

VENDI

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive Silva Bino ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku foli rreth Hetimit epidemiologjik për sa iu përket kontakteve që kanë pasur dy personat e testuar pozitiv me Covid 19.

Profesoresha Bino shpjegoi se janë gjurmuar kontaktet e ngushta me personat e prekur me koronavirus dhe madje janë gjurmuar dhe 24 persona të tjerë të cilët janë vetëkarantinuar dhe po këshillohen nga specialistët në vazhdimësi.

Aktualisht janë gjurmuar 8 kontaktet e ngushta me dy të prekurit menjëherë në darkë pas daljes së rezultateve të ekzaminimeve. Janë marrë mostrat përkatëse të cilat janë në proces dhe sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar dhe kontrolluar dhe po ju merren mostrat përkatëse dhe janë këshilluar.

Kemi gjurmuar jo vetëm kontaktet e ngushta por edhe ato pak më të largët për të qënë të sigurtë. Jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundimi përhapjen e sëmundjes është i rëndësishëm bashkëpunimi me qytetarët. Pacientët janë treguar korrekt me identifikimin e kontakteve dhe ne kemi bërë gjurmimin e tyre u shpreh Bino.

Mjeku Dritan Kalo pjesë e Task Forcës së ngritur për tu mbrojtur nga koronavirusi konfirmoi se dy personat e prekur po marrin trajtimin e duhur dhe shtoi se kushtet në spital janë në përputhje me standardet për përballimin e sëmundjeve të tilla.

Të dy rastet e konfirmuar po marrin trajtimin e duhur me kërkesat e kësaj sëmundje. Në Infektiv janë paraparë masat e duhur për sëmundje të tilla. Nuk janë dhoma hoteli por spitali. Janë kushtet më të mira spitalore në përputhje me standardet spitalore botërore u shpreh Kalo.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT