13.5 C
Tirana

Bieta Sulo përlotet në studio: Ja si reagoi vajza e Albanit kur mësoi se do të bëhej me vëlla

VENDI

Moderatorja Bieta Sulo ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Jashtë Loje”. Në një intervistë për moderatoren Sidorela Gjoni, ajo tregoi detaje që nuk i kemi ditur më parë nga jeta private.

Bieta u ndal te marrëdhënia e saj me vajzën e Albanit, Joellën. Ajo tha se e ka si shoqe, madje u ndal te momenti kur i kanë treguar se do të bëhej me vëlla.

“Albani kishte shumë merak si do ta priste Joelle ardhjen në jetë të Kroit, por ajo ishte “Sa e lumtur jam” dhe e ka mbajtur sekret deri kur kemi bërë vizitën pas tre muajsh dhe që aty ia thamë dhe familjes time dhe të Albanit. Joelle kur do ua komunikonte prindërve të Albanit, gjyshërëve të saj tha “Do iu jap një lajm, do bëhem motër” dhe filloj duke qarë sepse ishte gjithë ai emocioni që e kishte mbajtur.

Edhe për mua ishte shumë emocionuese që Joelle ta priste ashtu sepse pavarësisht si vijnë gjërat në këtë jetë, ata janë motër e vëlla. Ne mund të mos jemi me njëri-tjetrin, siç ndodhi që Albani të mos jetë më me gruan e tij, por ata do jenë gjithmonë me njëri-tjetrin. Doja që ajo ta përjetonte si moment të bukur në jetën e saj”, tha Bieta e përlotur.

- Advertisement -

TE FUNDIT