10 C
Tirana

Berisha refuzon vaksinën: Rama dënoi me vdekje një mjek

VENDI

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se do ta refuzojë kryerjen e vaksinës për t’i lënë hapësirë të gjithë mjekëve dhe infermierëve që të vaksinohen. I pyetur nëse do e bëjë vaksinën kur t’i vijë radha, ai u shpreh: “Absolutisht jo. Është një tragjedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. Vaksinën duhet ta bëjnë në fillim mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë”.

Këtë deklaratë Berisha e bëri gjatë një interviste në Ora news, ku tha se me marrjen e vaksinës, Edi Rama dënoi me vdekje një mjek, që mund të ishte vaksinuar me këtë dozë. “Ai e bëri sipas parimit “Pas meje gremina”, sepse duke marrë dozën dënoi një mjek me vdekje dhe kanë vdekur disa mjekë më mbrapa”, u shpreh Berisha.

Ish-Kryeministri tha më tej se Rama solli 900 doza të vaksinës për të mbuluar atë që ai e cilësoi ndodhi skandali i biftekut të floririt.

“Edi Rama u kujtua të nisej drejt Pfizer dy javët e shoppingut në Neë York. Mori avionin në dispozicion. Në atë kohë ishte mbyllur çdo gjë. Nëpërmjet një personaliteti të rëndësishëm arriti të ketë një kontakt, meqenëse presidenti i Pfizer është një hebre nga Selaniku, jashtëzakonisht i zoti. Për zemërmirësi i dha një sasi të vogël. Ndërkohë kur Serbia, Izraeli, Nepali etj kishin kontraktuar ose

BionTech nga Pfizer, ose nga AstraZeneca sasi të mëdha. I ndodhi skandali i biftekut të floririt të Arben Ahmetajt, për të mbuluar skandalin tërhoqi 900 doza në kundërshtime me të gjitha rregullat. Pfizeri gati sa nuk grisi kontratën. I pari që bëri vaksinën ishte Edi Rama, kishte gjithsej 900 doza. Kush mendon se me 900 doza nuk do të kishte personel mjekësor për t’i bërë ato?” – tha Berisha./Opinion.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT