19.5 C
Tirana

Berisha “Non Grata” në SHBA, çfarë paralajmëroi Rama dy vite më parë

VENDI

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara Sali Berishën dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha, djalit Shkëlzen dhe vajzës Argita Berisha Malltezi.

Njoftimin e dha Sekretari i Shtetit, Anthony Blinken. “Veprimet e korruptuara të ish-presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri.

Po i ndaloj publikisht hyrjen në SHBA Berishës dhe familjarëve të tij. Ne mbetemi të bashkuar kundër korrupsionit me partnerin tonë, Shqipërinë”, shkroi Blinken në Tëitter.

Blinken kërkoi hetim të thelluar për një nga personat më të rëndësishëm të politikës shqiptare. Por indiciet janë dhënë edhe më parë se Berisha është “non grata” nga SHBA. Për këtë mjafton të sjellim ndërmend përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishë.

Më datë 31 janar 2019 nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama gjatë një debati me Berishën i është drejtuar me këto fjalë:

“A e kalon dot Oqeanin për në SHBA…?”

E mesa duket kjo pyetje ka marrë përgjigje pikërisht sot.

- Advertisement -

TE FUNDIT