11.5 C
Tirana

Bëhuni gati/ Vjen lajmi i madh per shqiptarët, Eugena Tomini sapo na e njoftoi, ja ç’prite të ndodhë

VENDI

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini përsa i përket situatës Covid-19 u shpreh se në fund të muajit maj pritet lehtësim i masave.

“Nga fundi i majit pritet të ketë lehtësi masash. Mes ekspertëve po diskutohet si për orën policore, ashtu dhe për lehtësim masash për bizneset.”

Përsa i përket vaksinimit, Tomini tha se vaksinat kineze që mbërritën dje, 23 maj do të përdoren vetëm pë r personat që do të marrin dozën e duytë, ndërsa vaskinat që priten në ditët në vijim do të përdoren për personat nën 60 vjeç.

“Dozat e tjera të vaksinave kineze që mbërritën dje do të përdoren me një kalendar të veçantë. Ato do të përdoren vetëm për injektim të dozës së dytë. Në ditët në vijim pritet të vijnë të tjera vaksina kineze, stoku i tyre do të përdoret për të nisur vaksinimin për qytetarët nënë 60 vjeç.”

Tomini tha se deri tani janë vaksinuar 23 % e popullsisë, ndërsa 11 % e tyre kanë marrë të dyja dozat.

“Në spitalin pediatrik janë vetëm dy fëmijë të shtruar me Covid.

Me dozë të parë janë vaksinuar rreth 23% e popullsisë, me doze të dytë rreth 11%.”

- Advertisement -

TE FUNDIT