18.5 C
Tirana

Befason Baton Haxhiu: “Berisha s’është i korruptuar, ja personat që e goditën e rëndë!”, ndërhyn menjëherë Blendi Fevziu

VENDI

Analisti i njohur Baton Haxhiu ka komentuar vendimin e fundit të SHBA për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.

Haxhiu tha me bindje se Berisha nuk është një njeri i korruptuar por që ata të cilët e kanë vënë përballë ‘syrit’ të SHBA-ve, janë fëmijët e tij dhe nusja e djalit, Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani. Ai madje pyeti se ku i gjen paratë Armina Mevlani që shkon me pushime në vendet më luksoze në botë.

Pjesë nga debati në “Opinion”

Baton Haxhiu: Nga njohjet që kam me Berishën, një gjë jam i sigurtë, ai nuk është njeri i korruptuar. Në të gjitha njohjet dhe atë që kanë folur njerëzit për të. Nuk është i korruptuar. Ai e ka lënë sistemin të korruptohet dhe kjo është fajësi.

Transparenca e korrupsionit është e reja e tij dhe pushimet e djalit. Ata s’kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre dhe nxjerrin foto nga vendet më të shtrenjta

Blendi Fevziu: E reja e tij atë punë bën se është blogere

Agim Nesho: Nuk gjykohet kështu more

Baton Haxhiu: Nga i mori ajo gjithë ato lekë për të shkuar në hotelet më të shtrenjta

Agim Nesho: Ja qesh Fevziu

Blendi Fevziu: Mos u zini për lekët, nuk merremi me lekët sot. Sot s’e kemi te lekët.

Baton Haxhiu: Berisha këtë nuk e ka nga vetja, nuk është njeri i korruptuar. Ka rënë në kurthin e ndjeshmërisë familjare. Nuk e ka përballuar dhe vijnë pasojat.

- Advertisement -

TE FUNDIT