22.5 C
Tirana

Agim Doci thumbon rende Robert Aliaj: Ti je burre me thonjte e lyer me manikyr

VENDI

Vazhdon debati për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision.

 

Së fundmi Robert Aliaj është përballur me Agim Doçin në një debat për performancën dhe këngën e Ronela Hajatit.

 

Në studio ka pasur debate të forta mes të dyve. Agim Doçi ka qenë anëtar jurie dhe ka votuar pro Hajatit dhe Robert Aliaj, që e konsideron këngën dhe performancën “paçavure”, teksa debati është kthyer edhe në nivel kaq të ulët personal.

 

Agim Doçi: Kënga ka 5 elementë. Gjebrea e ka vërtetuar që di të bëjë festival. Këngën Magjike se bën dot as ti as unë. Kur quhet kënga paçavure, do ti them ish mikut tim Robert Aliaj, kur del ti më thonë cfarë është ai mashkull me thonjë të lyer? Të vëmë pikën mbi i.

 

Agim Doçi: Ty ta kam vënë nofkën unë, nihilist. Në studio nuk bisedoj, shpalos atë që kam përvojën. Si thotë ai pacavure?

 

(Agim Doçi çohet të ikë nga studio, por kthehet sërish).

 

Robert Aliaj: Unë nuk dua të futem në nivel kaq të ulët personal. Dua të kujtoj që arti është detonator dialogu. Nuk merrem me këto budallqë dhe gjëra personale. Kjo është eksperiencë artistike, e cila krijon, bëhet detonator dialogu. Është mjet që mund të bëjë ndryshime, por nuk pretendon të bëjë ndryshime politike radikale. Arti është shumë më lart, është më i thellë. Nuk po merrem me këtë fare. Nëse thashë që ka njerëz përgjegjës dhe dikush ndihet përgjegjës, do të ishte më e virtytshme të merret përgjegjësi. Do të kisha virtytin ta thoja.

- Advertisement -

TE FUNDIT