7.5 C
Tirana

“Bashkimi është rruga drejt fitores”, kryetari i PD- së Shkodër Gjenarin Kapcari zhvillon takimin e parë zyrtar…

VENDI

Ditën e hënë, me 25 prill 2022, Gjenarin Kapcari u zgjodh kryetar i PD- së për Shkodrën. Ndër 4 kandidatë në garë, ai rezultoi fitues pas votimit “1 antar, 1 votë”, duke marrë 47% të totalit të votave.

 

Sot, Kapcari ka zhvilluar edhe takimin e parë zyrtar me kryetarët e grupseksioneve të PD- së, dega Shkodër. Lajmin e ka dhënë vetë kryedemokrati, i cili ka publikuar një foto, shoqëruar edhe me një mesazh.

 

“Takimi i parë me kolegët, kryetarët e grupseksioneve të Partisë Demokratike, dega Shkodër. Të zgjedhur direkt me votën e antarësisë, janë përfaqësuesit legjitimë të mijëra demokratëve.

 

Përpara kemi shumë punë e rrugë për të bërë. Kuvendi Kombëtar i 30 prillit, është hapi i radhës për konsolidimin e strukturave të PD- së, për një parti më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

 

Bashkimi i të gjithë demokratëve, të gjithë shqiptarëve, është rruga drejt fitores së Partisë Demokratike që është edhe fitorja e Shqipërisë!”, shkruan kryetari i PD- së për Shkodrën Gjenarin Kapcari.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT