17.5 C
Tirana

Bashkia e Vjenës nderon me titullin “Ambasadorë të Paqes” disa figura shqiptare

VENDI

Bashkia e Vjenës i ka nderuar me titullin “Ambasadorë të Paqes” një sërë figurash nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut, shkruan KultPlus.

 

Një nga personalitetet e nderuar me këtë titull është famullitari nga Shkodra Don Vlash Palaj për kontribut për mesazhet që përcjell për shoqërinë dhe për punën e tij në famulli.

Edhe ish-kryetarja e qarkut të Shkodrës Greta Bardeli është nderuar me këtë titull për kontributin e saj në jetën politike dhe sociale.

 

Arjeta Kokalari, mes emrave të nderuar janë shqiptarët: Vlora Ademi, Xhenc Bezhi dhe Hazir Mehmeti nga Kosova, Greta Bardeli, Arjeta Kokalari dhe Vlash Palaj nga Shqipëria si dhe Dijana Toska e Abidin Krasniqi, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. /KultPlus.com

 

- Advertisement -

TE FUNDIT