10.5 C
Tirana

“Basha të marrë vendim një herë në jetë”/ Fevziu: Nëse nuk njeh zgjedhjet, s’mund të hyjë në parlament

VENDI

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur pë humbjen e opozitës dhe veprimet që do të ndërmarrë Lulzim Basha. Fevziu tha se Basha duhet të vendosë a do t’i njohë apo jo zgjedhjet dhe deklaroi se nëse opozita nuk njeh zgjedhjet, nuk mund të hyjë në parlament, sepse këto janë dy gjëra kontradiktore.

 

“Ka një kontraditë, sepse Basha deklaroi se vullneti i zgjedhësve është në kuti. Por nëse PD e vërteton do të jetë e rëndësishme për vendin. Nëse është e vërtetë, shpresoj që Basha të hyjë në betejë për të zbardhur manipulimin e votës dhe jo në betejë për të shmangur debatin e brendshëm për të fituar kohë.

 

Nëse Basha nuk jep dorëheqjen, atë nuk e mund dot kush në PD. As Sali Berisha nuk e mund dot Lulzim Bashën në PD. Ideja që mund të bëhet betejë me Bashën, është e pamundur. Mendoj se është çështje e vullnetit të tij personal.

 

Basha duhet të sqarojë përfundimisht, i njeh apo jo zgjedhjet. Nëse nuk i njeh zgjedhjet, duhet të faktojë përse dhe duhet të ndjekë një rrugë që nuk është më institucionale. Nuk mund të jesh edhe në parlament edhe jashtë. Edhe në sistem edhe jashtë sistemit. Mendoj që Lulzim Basha ka përgjegjësinë të marrë një vendim, një herë në jetë. Duhet të thotë i njeh apo jo zgjedhjet”, deklaroi Fevziu.

 

TPZ

- Advertisement -

TE FUNDIT